Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, raportohen të paktën 9 viktima

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë ajrore ka ndodhur në lindje të Turqisë, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit zyrtar, një helikopter ushtarak është rrëzuar dhe për pasojë 9 ushtarë në bord janë konfirmuar të vdekur.

Ndërkohë, 4 persona të tjerë në bord kanë mbetur të plagosur. Helikopteri është rrëzuar pranë qytetit Tatvan, në provincën Bitlis, e cila është e populluar kryesisht nga kurdët.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.