Zidane me dhimbje koke, dëmtohet edhe një tjetër lojtarë

Këtë sezon, Real Madrid, si klubet e tjera në Evropë, po përballet me një ferr dëmtimesh. Disa prej tyre janë Sergio Ramos, Eden Hazard dhe së fundmi Karim Benzema, i cili duhet të kthehet të dielën për t'u ndeshur me Atletico-n në derbi.

Fatkeqësisht për Zinedine Zidane, një tjetër sulmues do ta zëvendësojë sulmuesin francez në spital.Më poshtë keni edhe deklaratën e klubit mardilen: “Pas testeve të kryera sot nga shërbimet mjekësore të Real Madrid mbi lojtarin tonë Mariano Diaz, u vërejt një dëmtim i muskujve në kofshën e majtë. Në pritje ekzaminimeve” . Një tjetër goditje e fortë për Zizou.