Midis tyre edhe një grua/ Arrestohen 3 shqiptarë, u kapën me 5 kg heroinë

Një operacion blitz i policisë italiane i ka sekuestruar 5 kg heroinë, tre shqiptarëve, si edhe 20 mijë euro para kash.

Në pranga kanë rënë dy burra dhe një grua, të moshës 34 dhe 35 vjeç.

Aksioni është zhvilluar nga agjentët e Milanos, të mërkurën e 3 marsit.

Gjithçka filloi pas kontrollit të një automjetyo ku udhëtonin një çift shqiptar.

Nga ku gjatë kontrollit u zbuluan 1 kg heroinë.

Më pas agjentët kryen kontroll edhe në banesën e çiftit, ku banonte edhe një shqiptar i tretë.

Brenda banesës u gjetën edhe katë kile heroinë, 500 gr kokainë si edhe 20 mijë euro.

Jo vetëm kaq, por u gjetën edhe 8 kg substance të ndryshme droge si edhe celularë të shumtë.

Të tre shqiptarët u arrestuan dhe do të akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.