Turizmi i 2021, bizneset i kërkojnë drita në Lezhë, Rama: Bëni durim, bëni durim

Që nga fushata e vitit 2009, ajo e vitit 2013 dhe më pas në 2017, kreu i PS-së Edi Rama ka premtuar me vendosmëri furnizim me drita dhe ujë, por në fushatën e vitit 2021 këto kërkesa përsëriten vazhdimisht në takimet elektorale.

Sot në Lezhë, në një takim me pronarët e bujtinave, njëri prej tyre i kujtoi kryeministrit se në zonat ku operojnë ata ka ende probleme me dritat në linjën kryesore të Lezhës.

‘Eee miku im, nuk është investuar aty që në kohën e elektrifikimit’, u shpreh Rama duke vazhduar: ‘Duhet durim, durim.

Ju jeni njerëz që i keni ngrit vetë bizneset tuaja dhe e dini që duhet durim, nuk bëhet asgjë brenda ditës’, - ishin fjalët me të cilat Rama e përcolli këtë kërkesë bazike për jetën e përditshme, që vazhdon të përsëritet ende. /Lapsi.al