Vëllai dhe motra hedhin në gjyq Mariah Carey, i përshkroi si njerëz mizorë në kujtimet e saj

Morgan Carey thotë se paragrafët te “ Kuptimi i Mariah Carey” që e karakterizojnë atë si të dhunshme janë ‘mashtrim dhe shpifje’

Vëllai i Mariah Carey, Morgan Carey, ka ngritur një padi kundër saj në gjykatën supreme të Nju Jorkut, duke pretenduar "se ka shpifje dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional" në kujtimet e saj me titull “ The Meaning of Mariah Carey”.

Padia kërkon pagimin e dëmeve të paspecifikuara dhe kërkon "një përcaktim gjyqësor se shumë prej paragrafëve tek kujtimet… janë mashtrim dhe shpifje.  Ai pretendon se libri i shkaktoi Morgan “dëm serioz të reputacionit të tij dhe të çështjeve të tij personale dhe të biznesit” dhe “ankth ekstrem mendor” dhe se ndikoi negativisht në negociatat për një film artistik që ai po zhvillonte.

Në libër, motra Mariah përshkruan një sherr të dhunshëm midis Morgan dhe babait të tyre, duke shkruar: "Unë isha dëshmitare e mundësisë që një anëtar i familjes sime të vdiste brutalisht para syve të mi".

Por vëllai Morgan thotë se "ky portretizim i ngatërruar dhe i akuzuar racor i dy meshkujve me ngjyrë të përfshirë në një përplasje fizike nuk ka ndodhur kurrë".

Ai e akuzon motrën Mariah se po përpiqet "të luajë kartën e viktimës dhe merrte simpati në lëvizjen Black Lives Matter".

Motra Mariah pretendon se Morgan abuzoi fizikisht me nënën e tyre, gjë që ai thotë se është "një gënjeshtër e rreme dhe shpifëse".

Ajo gjithashtu pohon se "nuk mund të tregohet se çfarë mund të bënte Morgan për para", dhe se ai "pranoi një paradhënie prej 1200 dollarësh" kur një e njohur, Virginia Carole Maddox, u përpoq ta punësonte atë për të vrarë burrin e saj, në 1980. Maddox më vonë e kreu vetë vrasjen dhe u dënua për vrasje.

Morgan e pranoi pagesën kur dëshmoi kundër Maddox në gjykatë. Avokati i tij ankohet se në kujtimet shprehet si një fakt se paditësi pranoi para si pagesë për të vrarë dikë dhe sqaron këtë përfshirje:

"Kur mësoi për pretendimin e Virginia Carole Maddox se ajo kishte qëlluar gabimisht burrin e saj, duke besuar se ai ishte një ndërhyrës , paditësi menjëherë kontaktoi avokatin ndjekës dhe dëshmoi vullnetarisht para jurisë së madhe, duke çuar në padi, dënim dhe burgosje të zonjës Maddox për vrasje."

Vëllai Morgan gjithashtu hedh poshtë përshkrimin e motrës Mariah për të si një "vëlla nganjëherë tregtar droge, i futur në sistem, i dehur", dhe pretendimin se "tërbimi i tij ishte i paparashikueshëm".

Veprimi ligjor pason një të ngjashëm nga motra e Mariah, Alison, e cila akuzoi Mariah se i ka shkaktuar e asaj "poshtërim publik të pashpirt, të egër, hakmarrës, të përçmuar dhe krejt të panevojshëm" me kujtimet e saj.

Mariah pretendoi se motra Alison e la atë me djegie të shkallës së tretë pasi i hodhi një filxhan çaj të nxehtë në shpinë, i dha ilaçet e saj dhe e qetësoi me valium dhe e la në një pozicion të sikletshëm, 12 vjeçe, me të dashurin, i cili u përpoq të puthte Mariah.

Mirëpo Alison i përshkroi kujtimet si "akuza mizore dhe të egra". Mariah Carey nuk ka komentuar asnjë nga proceset gjyqësore. uardian ka kontaktuar përfaqësuesit e saj të SH.B.A. për komente.