Anulohet seanca në Kapitol, shkak frika për një ndërhyrje të dhunshme nga ekstremistët

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan anuloi seancën e planifikuar për sot pas paralajmërimit të policisë së Capitol Hill se ekstremistët mund të hynin në ndërtesë. Sipas Zërit të Amerikës, Dhoma e Përfaqësuesve duhej të diskutonte Ligjin për Reformën e Policisë .

Por një nga anëtarët e atij organi tha që paralajmërimi i policisë, bazuar në të dhënat e shërbimeve të inteligjencës, paraqet një rrezik të madh dhe kjo është arsyeja pse planet u ndryshuan.

Autoritetet thonë se ekstremistët që planifikuan të pushtonin Kongresin i përkasin një grupi mbështetësish të ish Presidentit Donald Trump, i cili sulmoi Kongresin në 6 Janar për të parandaluar konfirmimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Policia e Kapitolit e quajti grupin e ekstremistëve që planifikuan inkursionin një "grup militant të paidentifikuar".

Një deklaratë e policisë tha se "ndryshime të rëndësishme dhe masa sigurie janë futur" në Kapitol, ku ndodhen Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Nuk dihet nëse këto ndryshime janë futur për shkak të kërcënimit të fundit ose nëse masat në fjalë janë në fuqi pas trazirave të 6 janarit.

Në teoritë e konspiracionit të krahut të djathtë, 4 Mars përmendet si dita kur ish Presidenti Trump, i mundur në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të bëjë betimin për një mandat të dytë.