Najada Çomo pranon ftesën e Ramës, rrjeti shpërthen me ironi

Që në fillimet e tij, dihej që Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte thjesht një zgjatim i partisë-shtet.

Kjo u konfirmua të enjten kur shefja e infektivit, Najada Çomo pranoi një ftesë të kryeministrit Edi Rama për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste.

Në median online shpërtheu ironia për pavarësinë e Komitetit Teknik dhe një foto ku Çomo ngjan si Rama nisi të qarkullonte me shpejtësi.

Komentet në rrjetet sociale janë të shumta dhe ky është diskutimi i momentit.

Kjo për shkak se pandemia po vazhdon të bëjë kërdinë, duke vrarë mijëra njerëz në Shqipëri.

Ndërkohë në listat e PS-së pritet të jetë edhe një mjeke. Bëhet fjalë për mjeken Shpresa Marnoj nga qyteti i Laçit.