Makina del nga rruga në Korçë, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në Korçë. Një automjet mësohet se ka dalë nga rruga në Urën e Zvezdës.

Në këtë aksident raportohet se kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.