", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Rastësi apo çfarë? Detaji i fundit në pamjen e Meghan Markle na ktheu sytë nga Princeshë Diana

Këtë të diel, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të jenë në një intervistë për “Oprah” dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë tek ta.

 

Deri tani është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër nga intervista, e cila po bën xhiron e rrjetit.

Meghan shfaqet me të njëjtin look me sy të sfumuar, si u shfaq Princeshë Dajana në një intervistë tronditëse në vitin 1995, kur tha  “Ishin tre në martesën tonë, ndaj ishte pak e mbipopulluar”..

Ndaj, ndjekësit mendojnë se edhe Meghan do të sjellë gjithashtu të vërteta të forta në këtë intervistë dhe besojnë se kjo e përbashkët në pamje nuk është thjesht rastësi.

Në intervistën e së dielës për “Oprah”, Harry e krahason bashkëshorten me të ëmën e ndjerë, madje Meghan mban edhe një byzylyk të sajin.

View this post on Instagram

A post shared by O, The Oprah Magazine (@oprahmagazine)