", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Richard Grenell i ashpër më Albin Kurtin: Majtist anti-amerikan, është edhe kundër Biden

Richard Grenell ka reaguar sërish me kritika ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Grenell e quan Kurtin anti-amerikan, ndërsa shprehet se ai do të jetë edhe kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

'Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë', shkruan Grenell.

Ndërsa më herët Grenell është shprehur se Albin Kurti ka qenë kundër Administratës amerikane që nga koha e Bill Clinton.

'Majtist anti-amerikan', kështu e ka quajtur Grenell, në një reagim të publikuar më herët, duke  thënë se 'Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump'.