Belinda jep lajmin e madh: Në Kukës u ul avioni i parë, por pa e prekur fare pistën!

Vijon ende propaganda e shëmtuar e ‘Rilindjes’ në lidhje me aeroportin e Kukësit. Ditën e sotme, pranë kantierit të aeroportit ishte Belinda Balluku.

Që prej atje ajo ka dhënë lajmin e madh, se sot do të ketë një fluturim provë, por pa u mbaruar aeroporti. Ndër të tjera, ajo shkruan se avioni provë do të ulet, por jo në pistë se pista nuk ka përfunduar ende.

Lind pyetja: Pse duhej ky fluturim provë:

Belinda Balluku shkruan:

Sot jemi në aeroportin e Kukësit, vetëm një muaj nga fluturimi i parë. Punët kanë pasur një ecuri shumë të shpejtë. Sot është një ditë e veçantë pasi do të kemi një fluturim prove.

Duke nisur nga sot dhe në ditët në vijim do të ketë disa të tilla.

Të qartësojmë edhe një gjë tjetër kur themi se avioni do të ulet shumë pranë pistës por nuk do të prekë tokën për shkak se në pistë ende punohet.