Albin Kurti: Do votoj më 25 prill, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, tha se në 25 Prill, do të vijë të votojë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pasaportën e tij shqiptare.

“Unë do të vij të votoj në 25 Prill në Shqipëri”, u shpreh Kurti, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë 3 kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes.

Kurti  tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, qoftë ai dhe Edi Rama do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 Prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikenin, ai është një aktivist i pathyeshëm dhe njeri i pakorruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime, dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha”, tha Kurti.