Tritoli ndaj Gjon Menës/ Dëshmia: Si më kontaktoi Gjergj Cukali

Zbardhet dëshmia e Enver Jamakut,  personit që akuzohet se i vendosi tritolin në makinën e Gjon Menës në Kamzë.

Në këtë dëshmi, Jamaku ka zbuluar se porositësi i atentatit me tritol ishte Gjergj Cukali.

Pjesë nga dëshmia e Enver Jamakut:

Nga materiali hetimor ka rezultuar se nisur nga rrethanat dhe te dhenat e sipercituar, sherbimet e policise kane realizuar identifikimin e shtetasit Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili eshte shoqeruar me pas eshte pyetur ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetimet per veprat penale te mesiperme, ne pranine e detyrueshme te nje avokati mbrojtes.

Nga pyetja e shtetasit nen hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai eshte personi, i cili ka marre persiper dhe ka realizuar vendosjen e eksplozivit ne makinen fuoristrade ‘BMË X5’, te sipercituar. Sipas deklaruesit, mund te kete rreth 5 vite, nga koha kur eshte njohur me shtetasin Gjergj Cukali qe e njeh edhe me emrin ‘Lashi’. Rrethanat e njohjes me kete shtetas kane qene krejt rastesore, kur ai ka blere nje makine te markes ‘Audi A3’, ngjyre te bardhe.

Kontaktin e ka krijuar nepermjet numrit te telefonit qe kishte lene tek makina tek ‘Medreseja’. Ka komunikuar me kete numer telefoni dhe personi i eshte prezantuar si shtetasi Gjergj Cukali, te cilin e ka njohur edhe nga lajmet e ndryshme ne televizor. Kane bere pazar dhe ka blere makinen ne cmimin 2800 euro, per te cilen ka bere nje kontrate noteriale.

Makinen me pas e ka regjistruar ne emrin e tij, te cilen pas rreth 5 muajsh e ka shitur perseri. Pas kesaj njohje nuk ka kontaktuar prej shume kohesh me shtetasin Gjergj Cukali. Perpara rreth 3 muajsh ne rrugen ‘Hoxha Tahsin’ ka qene duke ecur ne kembe kur e ka pershendetur nga nje makine ‘Mercedes Benc’, ngjyre e zeze autoveture, shtetasi Gjergi Cukali.

Shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur ‘o Velo’. Ka kthyer koken dhe ka pare se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bere me dore qe do te kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen perse Gjergji e ka thirrur ne kete emer.

Pas rreth nje jave nje shtetas i ka shkruajtur ne aplikacionin ‘Whatsup’ me nje numer te panjohur. Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar ‘Une Velo, une’.

Ne keto momente eshte kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur ‘Velo’ ne rruge nje jave me pare. Gjergji i ka shkruar ku i ka kerkuar qe donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit te muajit Dhjetor te vitit 2020. Sipas deklaruesit, i ka thene se ishte ne shtepi, ku rrinte me qera tek ‘Xhamia Xhura’.

Me Gjergjin eshte takuar ne rruge perpara xhamise, rreth ores 18.00-19.00 minuta ne trotuar. Gjergji ka shkuar me nje automjet foristrade ‘Range Rover’, ngjyre e bardhe. Gjergji ishte dhe me nje person tjeter ne makine ne vendin e pare dhe vete zbriti nga vendi i shoferit.

Gjergji i ka thene nese kishte nevoje per pune, ku deklaruesi i eshte pergjigjur se nuk donte qe te ngaterrohej me punet e tij, duke patur parasysh se e kishte pare ne televizor Gjergj Cukalin, qe kishte probleme me drejtesine.

Gjergji e ka garantuar se nuk do kishte asnje problem, vetem se duhej te vendoste nje mine, poshte makines te nje personi dhe kete do e bente ne Kamez, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thene se po ta bente kete pune do ti jepte nje shume prej 30.000 euro.

Sipas deklaruesit, duke qene se ishte i papune, por dhe me shtepi me qera, me deshiren per te blere nje shtepi, ka pranuar. Sipas deklaruesit, i ka thene Gjergjit qe te shkonin te shikonin vendin dhe personin kujt do t'ia vinte minen. Gjate bisedes, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen perse donte qe ti vinte eksplozivin.

Gjergji ka rene dakort dhe i ka thene se do ti bente telefon dhe do te shkonin bashke per te pare vendin dhe personin. Pas rreth 3 ose 4 ditesh para Vitit te Ri, Gjergji e ka telefonuar ne aplikacionin ‘Whatsup’, mbasdite.