Buffon thyen çdo parashikim: Mund të përfundoj karrierën pas dy vitesh!

Gianluigi Buffon ka zbuluar se mund të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023.

Portieri legjendar u kthye tek Juventusi në vitin 2019, dhe tashmë 43-vjeçari është zëvendësuesi i Ëojciech Szczesny.

“Shikoni, në kokën time, vërtet ekziston një shenjë për ndalesën e fundit, maksimumi që mund të luaj është qershori i vitit 2023”, tha Buffon për Guardian.

“Ai është maksimumi, vërtet, vërtet maksimumi. Por, nuk e përjashtoj mundësinë që të mbyll karrierën pas katër muajve”, shtoi Buffon.