U tha se fshihej, por ja si qëndron e vërteta e arrestimit të Meriton Mjekiqit

Meriton Mjekiqi, moderatori i emisionit të njohur “Gjoni Black”, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë” thuhet në njoftimine policisë.

Por siç duket pas marrjes në pyetje moderatori është lënë i lirë dhe këtë e e thotë avokati i tij.

Ky i fundit ka publikuar një foto me mdoeratorin dhe hedh poshtë të gjitha dyshimet se ai është në arrati.

''Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrëfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrëfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar avokati në Facebook.