VIDEOLAJM/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e Patokut

jë aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë, në afërsi të kryqëzimit të Patokut, në Laç.

Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit që ka përfunduar në kanal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.