Atentati në Tiranë, kush ishte shënjestra

Një makinë u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën 5 maji në Tiranë. Shënjestër e këtij atentati ka mbetur shtetasi Nardi Abazi, 24 vjeç, i cili i ka shpëtuar plumbave.

Deri më tani nuk dihen autorët e kësaj përplasje.

Tiranë/Informacion paraprak                              

Më datë 02.03.2021, në rrugën "5 Maji"  dyshohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin  zonën.