‘Të rinjtë po i prijnë ndryshimit’/ Bardhi: E ardhmja e Elbasanit dhe e Shqipërisë është e sigurtë
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një aksion me të rinjtë, duke dhuruar maska në rrugë.
‘Të rinjtë tanë po i prijnë ndryshimit edhe me aksione si këto të kujdesit për shëndetin dhe solidaritetit me njerëzit duke dhuruar maska në rrugë’, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Të rinjtë tanë po i prijnë ndryshimit edhe me aksione si këto të kujdesit për shëndetin dhe solidaritetit me njerëzit duke dhuruar maska në rrugë.
Pranvera, po vjen me energji, me diell, me besim.
E ardhmja e Elbasanit dhe e Shqipërisë është e sigurtë. Marshimi drejt 25 Prillit nuk ndalet!