Scott Disick: ‘Jam gati të martohem me Kourtney Kardashian’

Mund të ketë ende shpresë për Scott Disick dhe Kourtney Kardashian.

Në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”, 37 vjecari pranon se akoma është i dashuruar me Kourtney Kardashian.

“Kudo që qëndron Kourt, unë qëndroj me të përgjithomnë”, thotë Disick pasi Kim Kardashian e pyeti kur ai dhe Kourtney do të kthehen së bashku.

“Unë të dua, dhe jam gati të martohem me ty, tani për tani”.

“Kourtney e di që përfundimisht ne do të martohemi dhe do të bëjmë një jetë të mirë”, vazhdon ai.

Përgjigja e Disick e bën Kris Jenner ta inkurajojë atë për të propozuar, duke bërë shaka se kjo do ta bëjë Kourtney ‘të ndihet mirë’, pasi ajo dhe Disick kanë tre fëmijë: Mason, 11 vjeç, Penelope, 8 vjeçe dhe Reign, 6 vjeç.

Kourtney nuk përjashton një pajtim por ofron një ultimatum për të që të ‘punojë’ me veten e tij.