Covidi bën namin në Pogradec/ Pezullohet puna në gjykatë, infektohet e gjithë kupola drejtuese

Gjykata e Pogradecit ka pezulluar punën deri në datë 17 Mars për shkak të rasteve me Covid.

Të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë dhe 4 sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.

Kryetarja e gjykatës rezulton ta ketë kaluar Covidin më herët edhe për këtë me shumë mundësi do të qëndrojë në gatishmëri për masat e sigurisë.

Ka qenë njëra prej sektetareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët.

Ndërkohë që rastet me Covid janë shtuar edhe në Bashkinë e Pogradecit kur rezultojnë të prekur 3 zv/kryetarë dhe disa drejtorë drejtorish.