Konflikt me sende të forta midis 5 personave, plagoset rëndë njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Valas të Elbasanit.

Një konflikt me sende të forta midis 5 personave, ka rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre.  

Me ndërhyrjen e policisë, është shmangur përshkallëzimi i situatës.

Pesë persona janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar me autoambulancë drejt spitalit.