'Shikoni fëmijën! Turp për Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon në Korçë!'

Nga Edmond Spaho.

Shikojini këto foto!  I kam marrë sot tek zona që quhet Gjeologjikja në Korçë, ku jetojnë rreth 25 familje të komunitetit egjiptian.  Kjo është familja e Manushaqe Ushinit, së cilës i ka vdekur bashkëshorti. Me dy fëmijë, e papunë, jeton në këtë bimcë që nuk mund të quhet as kasolle.

Bashkia e Filos i ka hequr ndihmën ekonomike. Shikoni fëmijën e saj, e cila bën detyrat e shkollës jashtë mbi një legen rrobash. 

Turp për pushtetin qendror dhe vendor në Korçë, turp për Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon që i lënë në këtë gjendje katastrofike.  Me qindra apartamente sociale janë ndërtuar por këtyre të mjerëve nuk iu vjen rradha, pasi kanë marrë soji dhe sorrollopi i drejtuesve vendorë. Ne 25 prill Rama humbet dhe Shqipëria fiton!