Gjykata e Vlorës lë në ‘arrest shtëpie’ të riun që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren

Gjykata e Vlorës ka lënë në ‘arrest shtëpie’ të riun Eltar Shaskaj i cili aksidentoi për vdekje një 7-vjeçare në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi më 26 shkurt.

Bëhet me dije se trupa gjykuese vendoi masën ‘arrest shtëpie’ pasi kanë parë trajektoren e aksidentit dhe kanë dalë në përfundimin se ishte 7-vjeçarja A.Canaj e cila kishte dalë përpara automjetit.

Shoferi do të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të plote të hetimeve.