Skandali/ Rama vjedh edhe projektin 3D, Berisha: Edvin Gënjeshtra

Kryeministri Rama është akuzuar shpeshherë se projektet e tij janë vetëm 3D, por këtë herë duket si ai ka mundur edhe veten, duke e vjedhur këtë projekt.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë” – kështu shkruante kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij ditën e djeshme duke postuar një video nga e ashtuquajtura hekurudha Tiranë-Durrës.

Po nuk është mbyllur dita dhe ka rezultuar pamjet e publikuara nga kryeministri Rama janë të vjedhura nga një projekt në Katar.

Pamjet janë marrë shabllon ashtu sikurse janë paraqitur edhe në videon e publikuar në YouTube për metronë e Doha-s, kryeqyteti i Katarit.

Nëse këto pamje janë të vjedhura nga kryeqyteti i Katarit, atëherë po me projektin e shumëpërfolur çfarë ka ndodhur, aq sa edhe për një renderim në 3D nuk është lodhur kush?

Pamjet u publikuan edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Edvin Gënjeshtra u paraqet shqiptarëve si projekt në 3D të hekurudhës Tirane - Durrës, projektin e metrosë së Dohas, kryeqytetit të Katarit. Ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video,” shkruan Berisha.