Lirohen të 279 nxënëset e rrëmbyera, Presidentit të Nigerisë i merren mendtë nga gëzimi

Lagos - Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari tha të martën se ndjeu "gëzim të papërshkruar" pas lajmit se rrëmbyesit kishin liruar pa i lënduar, qindra vajza të një shkolle në shtetin veriperëndimor Zamfara.

Më herët të martën, zyrtarët shtetërorë thanë se persona të armatosur i kishin liruar të gjitha, 279 vajzat e rrëmbyera nga Shkolla e Mesme e Shkencës për vajzat në qytetin e Jangebe.

Në një mesazh në Twetter, Buhari tha se ishte "i lumtur që kalvari i tyre pati fund të lumtur pa ndonjë incident".