Donald dhe Melania Trump janë vaksinuar para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Sipas raporteve të zbuluara të hënën, Donald dhe Melania Trump  janë vaksinuar kundër koronavirusit para se të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Duke cituar këshilltarë që nuk pranuan të identifikoheshin, New York Times, CNN dhe media të tjera raportuan se ndërsa zyrtarë të tjerë, përfshirë Joe Biden, Kamala Harris dhe ish-nënkryetari Mike Pence, zgjodhën që të vaksinoheshin publikisht për të inkurajuar besimin te vaksinat, Trump vendosi të vaksinohej në heshtje në janar.

Nuk ka asnjë të dhënë se më cilën prej vaksinave u vaksinuan Donald dhe Melania.

Rikujtojmë se të dy Donald dhe Melania u infektuan me Covid-19 gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020.