Përgjaket Rruga e Arbrit/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, largohet nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve për mediat, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja. 

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjoricë, një kilometër larg Shupenzës, në drejtim të rrugës për në Maqellarë. 

Viktima është shtetasi Rushit Rusi nga fshati Çerenec i Dibrës. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit si dhe po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes. /Faxweb