U kap me 4 kg heroinë në kamionin me dru, Apeli nxjerr nga qelia Gazmir Haremin

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia, shtetasin Gazmir Haremi, i arrestuar me 4 kg heroinë në operacionin e Bradasheshit.

Haremi mësohet se do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Ai u arrestua më 25 nëntor të vitit 2020 me 4 kg heorinë gjatë operacionit në Bradashesh.

Në mjetin e mbushur me një sasi lënde drurësore, atij ju gjet lënda narkotike.