VIDEO/ Aksident i rëndë në Korçë, Plagosen 4 persona, njëri i bllokuar në makinën e shkatërruar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më pare në qytetin e Korçës në vendin e quajtur "Dritat e verdha".

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njara-tjetrën ndërsa raportohet për 4 të lënduar.

Policia dhe mjetet zjarrfikëse ndodhen në këto momente në vendngjarje

Njëri nga të lënduarit raportohet se është ende në makinë, për shkak se si pasojë e përplasjes së fortë nuk hapen dyert e makinës.

Ndërkohë kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses për nxjerrjen e tij nga automjeti