Gjendet i vdekur një polic në qytetin shqiptar

Ditën e sotme, një polic është gjendur i vdekur në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera. Policia do ofrojë detaje të tjera, pas përfundimit të procedurave të nevojshme”, tha Rugova.

Në media është raportuar se polici i ndjerë ka kryer vetëvrasje.