FOTO/ Armando Broja cilësohet ‘Heroi i javës’

Armando Broja është një prej sulmuesve të Kombëtares që po shkëlqen në skuadrën e tij.

I huazuar nga Chelsea te Vitese, Broja është treguar edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij.

Një asist dhe një gol mbajnë firmën e Brojës në fitoren 4-1 përballë skuadrës së Venlos.

Broja, momentalisht, e çon në nëntë shifrën e realizimeve në elitën e futbollit holandez si dhe dy asiste.

Për këtë arsye 19-vjeçari është cilësuar si “Heroi i javës” nga faqja “443nl”, duke fituar një tjetër medalje dhe duke u përfshirë te më të mirët.