VIDEO/ Aktor për çmim ‘Oscar’, futbollisti godet veten për të mashtruar arbitrin

Një ndeshje e kategorisë së tretë në Guatemalë prodhoi një nga përpjekjet më flagrante, që kemi parë ndonjëherë për të gënjyer arbitrin.

Lojtari i Batanecos FC, Rosbin Ramos mori një objekt, që ishte hedhur në fushë nga tifozët dhe më pas goditi veten në fytyrë dhe u rrëzua në tokë, duke pretenduar se ishte goditur nga tifozët.

Për fatin e keq të tij, performanca rezultoi e dështuar, pasi zyrtarët e ndeshjes nuk e panë incidentin, kështu që nuk u dha asnjë ndëshkim.