Vaksina e Pfizer nuk funksionon mirë te personat obezë

Vaksina e koronavirusit e kompanisë Pfizer nuk është shumë efektive te personat obezë. Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Sipas gazetës Daily Mail, bluzat e bardha që ishin mbipeshë, pas vaksinimit gjeneruan vetëm gjysmën e antitrupave në krahasim me personat e shëndetshëm.

Shkencëtarët italianë thanë se personat obezë mund të kenë nevojë për një vaksinë tjetër ose për doza më të mëdha, që të mbrohen nga sëmundja.

Që në fillimet e pandemisë, shkencëtarët thanë se personat mbipeshë janë më të rrezikuar nga sëmundja.

Hulumtimet e shkuara kanë zbuluar se vaksina e gripit, e cila merret çdo dimër, mund të jetë 50 përqind më pak efektive te personat obezë.