Ben Blushi: Rilindja po e bën një gjë mirë...po shkatërron LSI-në

Ben Blushi është larguar nga Partia Socialiste, por ka pranuar se Rilindja ka bërë dy gjëra shumë të mira sipas tij.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Blushi i njohu Rilindjes meritën e reformës territoriale e cila është ende në zbatim.

Kurse çështja e dytë që Rilindja, sipas Blushit, po bën mirë është shkatërrimi i LSI-së.

“Shkatërrimi sistematik i LSI-së. Po e shkatërron. Kjo është gjëja e dytë më e mirë që ka bërë Rilindja. Rilindja po bë cdo përpjekje për të shkatërruar LSI-në”, u shpreh Ben Blushi.