Detyrat dhe kushtet e Bashkimit Europian, Rama raporton sot në Bruksel

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Bruksel i shoqëruar nga ministria e Jashtme Olta Xhaçka.

Kryeministri dhe delegacioni nga Shqipëria në orën 12.00 do të raportojnë para vendeve të BE, për plotësimin e detyrave të vendosura si kusht për avancimin në hapjen “de fakto” të negociatave.

Mësohet se në këtë takim krerët e vendeve të BE-së do të kalojnë në “sitë” arritjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, kurse përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, do të drejtojë mbledhjen.

Gjithashtu, gjatë kësaj konference do të flitet dhe për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe marrjen e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, edhe pse vetë Rama në një deklaratë të ditëve të fundit nga Shqipëria shprehur skeptik se kjo mund të ndodh shpejt duke akuzuar BE-në dhe posaçërisht Holandën.

Në një takim me gazetarët në Tiranë, Rama deklaroi, se nuk do të ketë datë për konferencën ndërqeveritare pa u zhvilluar zgjedhjet e 10 marsit në Holandë, një ndër vendet më skeptike për integrimin.

Në orën 14.00 në Bruksel do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp, për të konkluzionet e takimit. Gjithashtu, Rama pritet të takohet dhe me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varherly, si dhe presidentin e radhës të BE që mbahet nga Portugalia Antonio Costa.