Firmosin marrëveshjen/ PD dhe LSI me slogan të kombinuar

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në orën 10:00 pritet që të takohen krerët e dy partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të firmosin marrëveshjen.

Pak para takimit është zbuluar edhe slogani i kombinuar, i LSI dhe PD me aleatët e vegjël. “Shqipëria, shtëpia që fiton”, është slogani i opozitës për garën e 25 prillit.

Vetëm pak ditë më parë PD firmosi një tjetër marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.