Rama poston tjetër video 3D pa afat: Ja hekurudha Tiranë-Durrës

Kreu i ekzekutivit nuk i ndal projektet 3D.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nisjen e shpejtë të ndërtimit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, ndonëse nuk jep një afat për përfundimin e saj. 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka publikuar pamjet që pritet të marrë kjo linjë hekurudhore, si dhe shumën që pritet të investohet: 90. 45 milionë euro.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, – shkruan kreu i qeverisë krahas videos.