Marini në ‘Fair Play’: Partizani-Laçi ishte një ndeshje ‘reklamë’

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 21-të të Kategorisë Superiore ishte Partizani-Laçi, dy ekipe që janë në ndjekje të Vllaznisë kryesuese.

Barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” u komentua në studion e Syri TV në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko.

Menaxheri i futbollit, Elton Marini, tha: “Kjo ishte një ndeshje reklamë për futbollin shqiptar. Rrallë shohim ndeshje me ritëm të lartë dhe me kaq shumë gjuajtje në portë. Shumica e ndeshjeve në kampionatin tonë bëhen të mërzitshme. Partizani me Laçin më pëlqeu shumë, pasi të dy ekipet e kërkuan fitoren, luajtën hapur dhe pa u mbrojtur siç jemi mësuar të shohim sfidat e tjera. Barazimi ishte rezultati më i drejtë”.