E rëndë në spitalin e Shkodrës/ Humbin jetën nga koronavirusi katër persona

Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.

Abce news raporton se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus.

Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonale. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ata po trajtohen në reaminacion dhe një  prej tyre është i intubuar.

Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.