Liverpool përgatitet për epokën pas Klopp/ Sirenat nga Gjermania, ka kush pritet ta zëvendësojë

Prej kohësh flitet për një largim të Jurgen Klop nga drejtimi i Liverpulit dhe shanset janë të mëdha që kjo të ndodhë në fund të sezonit tjetër, por nuk përjashtohet që të ndodhë që në fund të këtij sezoni, nëse skuadra nuk renditet në vendet e para.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Mirror”, në rast largimi të Klopp-it, drejtuesit e kanë gati zëvendësuesin. Për stolin e skuadrës preferohet një legjendë, si Stiven Gerrard.

 

Ky i fundit po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën skoceze të Rangers dhe në të ardhmen mund të shohim në stolin e Liverpulit, e cila është edhe dëshirë e ish-mesfushorit. Klopp është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Europianit dhe nëse kjo ndodh atëherë me shumë mundësi në stolin e Liverpulit do shikojmë Gerrard-in.