Programi për pronat, Basha: Abrogim ligjit të Ramës, kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin….

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar gjatë ditës së sotme programin e qeverisjes së tij për pronat.

Ai mori nagzhim abrogimin e ligjit të Ramës për pronat dhe ngritjen e nje kuadri ligjor që garanton kthimin ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut.

Në një postim në facebook kreu demokrat ka bërë një rezyme të gjitha saj çfarë u deklarua gjatë takimit ku u preznatura program per pronat.

Ja postimi i plotë:

Prezantova sot në prani të përfaqësuesve të pronarëve, programin tonë për rikthimin, kompensimin dhe trajtimin e pronave. Në emër të Partisë Demokratike shpreha ndjesën e sinqertë që ia kemi borxh kësaj shtrese për të gjithë vonesat, pengesat dhe problemet që kanë hasur në rrugën e rifitimit të pronave të tyre legjitime. Ashtu siç u shprehën edhe përfaqësuesit e nderuar të pronarëve në këtë takim, Partia Demokratike është shtëpia e tyre natyrale.

Ne 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në trajtimin e pronës private. Edi Rama e bëri të pazgjidhshme çështjen e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist dhe të pakthyera deri sot. Ligji i tij për pronat u bë pengesa kryesore për çdo pronar për të marrë pronën që i takon. Ne do t’i japim zgjidhje njëherë e mirë kësaj padrejtësie dhjetëra-vjeçare dhe për këtë kemi një plan pune të qartë dhe serioz.

U angazhova përpara përfaqësuesve të pronarëve se do të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat dhe do të ngremë një kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin aty ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut. I sigurova se ne do të jemi garant për respektimin e titujve të pronësisë nga vendimet e formës së prerë administrative apo gjyqësore. Fondet e kompensimit fizik do të zgjerohen me pasuritë e konfiskuara nga zbatimi i ligjit anti-mafia. Ne do t’i shkarkojmë pronarët nga kostot administrative, tarifat dhe taksat gjyqësore. Regjistrimi i titujve të pronësisë do të marrë zgjidhje përfundimtare me krijimin e një harte unike kadastrale për të gjithë territorin.

Shqipëria ka humbur shumë këto 8 vite në trajtimin e pronës private. Pasuritë e shqiptarëve janë gllabëruar nga një grusht njerëzish pranë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Askush nuk mund të zhvillojë vetë pronën e tij dhe të fitojë atë që i takon me të drejtë. Kjo situatë duhet të marrë fund njëherë e mirë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë të re. Ka nevojë për drejtësi dhe ndershmëri në trajtimin e të drejtës së pronësisë. Më 25 prill, zgjedhja është ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës. Prandaj vendimi i 25 prillit është i qartë: Rama humb dhe Shqipëria fiton!