VIDEO/ 'Predhë' nga 40 metra, në Spanjë shënohet ky gol fantastik

Getafe ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen me Valencian.

Në fund të pjesës së parë mesfushori Arambarri, ka shënuar një gol për t’u mbajtur mend.

Uruguaiani ka lëshuar një “predhë” të vërtetë nga thuajse 40 metra, duke çuar topin në trekëndësh, me portierin e Valencias që nuk kishte asnjë shans për të reaguar.