Pamjet që tronditën rrjetin/ Goditi me shpulla dhe shkelma gruan, policia shpall në kërkim dhunuesin

Disa orë pasi në media qarkulloi një video ku një burrë godiste me shkelma dhe shuplaka një grua në Fier, policia thotë se e ka shpallur në kërkim autorin. Ai është F. O. 55 vjeç.

“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit.

Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.

Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” mbyllet njoftimi.