Shkëlqeu në stërvitje, sot Ernest Muçi merr lajmin e mirë nga trajneri i Legias

Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi është grumbulluar për herë të parë me Legian e Varshavës.

6 ditë pas transferimit në Poloni, 19-vjeçari është thirrur nga trajneri Çezlav Miçniviç për sfidën e sotme kundër Gornikut.

Pas paraqitjes mjaft të mirë në stërvitje ku shënoi dhe gol, Muçi sot është në stol dhe pritet me shumë interes debutimi i shqiptarit.