Basha poston VIDEON: Gjatë qeverisjes Rama u rritën në mënyrë marramendëse kontratat sekrete

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar të rendisë 100 dështimet e Ramës në 8 vite keqqeverisje.

Ndër këto 100 dështime, Basha i numëron Ramës edhe mosmbajtjen e premtimit për rritje të transparencës dhe llogaridhënënies së qeverisjes.

Në një video të postuar në storyn e tij në instagram Basha shkruan që jo vetëm Rama nuk e mbajti këtë premtim, por gjatë qeverisjes së tij kontratat sekrete janë rritur në mënyrë marramendëse.