Maqedoni e Veriut/ 721 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë rritur ndjeshëm infektimet e reja me Covid-19.

Sipas autoriteteve, nga 3816 testime të kryera, 721 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjithashtu 7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa janë shëruar edhe 171 persona.

Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke shënuar 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.