Zbulohet në Kroaci, varianti i Afrikës së Jugut të COVID-19

Dy raste të infeksionit me variantin e koronavirusit të Afrikës së Jugut janë konfirmuar në Kroaci. Lajmin e dha Prof.Dr. Bernard Kaic, Shef i Departamentit të Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive të Institutit Kroat të Shëndetit Publik për portalin HRT.

Të dy personat, të cilët u konfirmuan se ishin të infektuar me këtë lloj shtame, mbërritën nga Zanzibari dhe janë në vetizolim.

"Rastet u kapën nëkohë dhe shpresojmë që të ndalen me kaq," tha Kaic.

Nga ana tjetër, varianti britanik i koronavirusit është zbuluar në 60 njerëz.