VIDEO/ Besart Berisha i papërmbajtshëm, asist dhe dopietë në fitoren e Western United

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në kampionatin australian të futbollit. Sulmuesi kosovar ishte protagonist në fitoren me përmbysje të ekipit të tij, Western United 4-3 kundër Melbourne Victory në transfertë.

Berisha realizoi dy gola dhe një asist për skuadrën e tij. Ai shënoi golin e dytë (53) dhe  të tretë (58) dhe dha asist në golin e parë për Western.

Kujtojmë se kjo është dopieta e dytë radhazi për Berishën, i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar 5 gola.