COVID-19/ Ju del testi negativ, ja çfarë thotë OBSH në Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar se dhe nëse përgjigja e testit është negative mund të infektoheni pasi të keni bërë testin.

Statusi- Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!

 Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve

Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit

Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin