'70 vite më parë u pushkatua me duar të lidhura Sabiha Kasimati'

Nga Albana Vokshi.

70 vite më parë diktatura komuniste nën urdhrin direkt të Enver Hoxhës pushkatoi me duar të lidhura, një nga gratë më të mençura dhe intelektuale të kombit shqiptar, fisniken gjirokastrite Sabiha Kasimati.

Ajo së bashku dhe me 21 intelektualët e tjerë nga brenda vendit dhe nga trojet shqiptare jashtë kufirit, u pushkatuan mizorisht, pa gjyq në një terror të pashembull me pretekstin e vendosjes së një bombe në Ambasadën sovjetike.

Përulemi me respekt të thellë dhe me mirënjohje sot në këtë përvjetor por dhe gjithmonë, për rininë dhe jetën e sakrifikuar të elitës shqiptare, për liri dhe demokraci. Etërit komunistë nuk kërkuan falje, bijtë e tyre në pushtet dëbojnë prej 8 vitesh, shqiptarët nga shtëpitë dhe Atdheu i tyre.

Ne 25 prill një histori e re zhvillimi dhe plot dritë, si amanet dhe i Sabihasë me brezat e tërë të persekutuarish, hapet për Shqipërinë tonë.